Lajme Shqip Monday, 05 September 2011 20:39

Tiranë – Ministria e Shëndetësisë kujtohet të heqë pluhurin nga ligji anti-duhan, me fillimin e vitit shkollor.

Për këtë qëllim është ngritur një grup Task-Force për Kontrollin kundër Duhanit dhe Përdorimit të Alkoolit nga të miturit. Sipas drejtuesit të këtij Grupi, Roland Shuperka, në qendër të vëmendjes do të jenë shkollat, institucionet shtetërore dhe më pas subjektet private.

Ligji kundër duhanit deri tani ka dështuar dhe asnjë nga gjobat e vendosura për shkelësit nuk është vjelë. Por më pas ligji është amenduar dhe këto gjoba janë bërë tituj ekzekutivë. Nëse nuk paguhet brenda 10 ditëve shtohet kamatvonesa dhe vepron Shërbimi Përmbarimor.

Grupi Task-Force do të veprojë 6 muaj, më pas këtë detyrë do ta kryejnë Drejtoritë Rajonale të Shëndetit Publik. (LajmeShqip.com)