Lajme Shqip Saturday, 05 November 2011 09:15

Liderët e G-20-ës nuk arritën marrëveshje për ndihmën e FMN-së për shpëtimin e eurozonës.

Kanë  – Liderët e 20 vendeve me ekonominë më të fuqishme në botë kanë dështuar të merren vesh për “armatosjen” financiare të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për të ndihmuar adresimin e krizës buxhetore në Evropë, ndonëse kanë thënë se burimet financiare duhet të shtohen.

Liderët u përpoqën të gjenin zgjidhje konkrete në samitin e tyre në Kanë të Francës, punimet e të cilit ranë nën hijen e trazirave politike të Greqisë.

“Është e rëndësishme që FMN-ja të ketë resurse të sforcuara”, tha Zhoze Manuel Baroso, president i Komisionit Evropian, duke vlerësuar se ato resurse do të ndihmojnë vendet në mbarë botën, e jo vetëm eurozonën.

Kancelaria gjermane ndërkaq, Angela Merkel, tha se asnjë vend jashtë eurozonës nuk ka zotuar asnjë sasi mjetesh financiare për fondin e shpëtimit që trajton krizën buxhetore.