Lajme Shqip Wednesday, 25 April 2012 10:02

Kukës – Fermerët e zonës verilindore  kanë shprehur shqetësimin e rritjes së ndjeshme  të cmimit për punimin e tokës.  ” Çmimet janë rritur aq shumë sa  është e  pa leverdisshme ta mbjellësh  tokën bujqësore”, thotë fermeri   Lemsedin  Dina  nga fshati  Domaj. ” Çmimi është një nga shqetësimet kryesore  për fermerët çka ka sjellë që gjatë këtij viti të  shënohet një rënie  e siperfaqes se tokës bujqësore të mbjellë”, thotë drejtori  i drejtorisë  rajonale të bujqësisë,  Arif  Rexhmati.  

Rritja e çmimit i ka detyruar fermerët  të kryejnë punimin e tokës bujqësore  me qe pune, duke iu larguar  punimit të tokës me traktor.  Rritja e  ndjeshme e çmimit  në këtë rajon ndodh edhe për shkak se numri i mjeteve për punimin e tokës  eshte i pakët, çka sjell  nga viti në vit rritjen e cmimit të punimit të tokës.  ” Çmimi i punimit të tokës  rritet çdo vit, pasi këtu mungon konkurenca. Kjo sjellë që pronarët e traktorëve  te veprojnë sipas dëshirës”, thotë fermeri Dina.

Çmimi  në zonën verilindore është shumë më i lartë se në zonën fushore.  Këtë e pohon  fermeri  Hysni  Lushaj, sipas te cilit, “në zonën e Lushnjes  kositja e një dynymi me bar  kushton 4000 lekë, ndërsa në zonën verilindore arrin në  12 – 15 mijë lekë”, që  jo rrallë  ka shkuar për të punuar në zonën fushore të vendit.   

Në këtë zonë, vetëm plugimi i një dynymi  toke bujqësore kushton 20 mijë lekë,  diskimi 6000 lekë, mbjellja 8000 lekë.  Po ashtu, në rritje është edhe cmimi i  farës. Kështu, një kilogram  farë e misrit ka arritur në 6000 lekë,  po aq edhe një kilogram farë jonxhe.  Ndërsa një kuintal nitrat ka arritur në 54 mijë lekë.  “Me këto cmime cfarëdo rendimenti  nuk i mbulon shpenzimet. Kjo bën që  shumë fermerë të braktisin punimin e tokës bujqësore”, pohojnë specialistët e bujqësisë. (LajmeShqip.com)