Lajme Shqip Sunday, 16 December 2012 15:49

TIRANË- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë paralajmëron kompaninë CEZ Shpërndarje se do mbajë përgjegjësi penale për mosfurnizimin me dashje apo pa dashje të vendit me energji elektrike. 

Zëvëndës/ministi i METE-s, Eno Bozdo në një konferencë për shtyp reagoi ndaj CEZ për mungesën e energjise elektrike në disa zona të vendit duke i bërë thirrje kompanisë CEZ që të mos provokojë tension publik, teksa theksoi se METE ka prova se CEZ shpërndarje  nuk ka kryer detyrën për furnizimin me energji elektrike të qytetarëve.

“METE i kërkon kompanisë CEZ Shpërndarje të mos provokojë tension publik me anë të veprimeve dhe mosveprimeve. Mosofrimi me dashje i një shpërbimi publik të domsodoshëm përbën vepër penale. Të gjithë shkelësit do të dalin para ligjit, sot, nesër apo në të ardhmen. METE i kërkon kompanisë së shpërndarjes që të marrë masat për përballimin e defekteve që mund të shfaqen gjatë stinës së dimrit, ndërsa kërkoi gjithashtu që tu përgjigjet në kohë të gjitha problemeve që do të shfaqen”, tha Bozdo.

Zv/ministri i Bozdo, deklaroi se ndërprerjet e energjisë elektrike në disa zona të vendit janë bërë si pasojë e performancës së dobët të CEZ Shpërndarje. 

“METE është duke ndjekur situatën për çdo ndërprerje të enegjisë. Ndërprerjet e energjisë janë pasi CEZ-i s`ka përmbushur detyrimet e saj dhe kohëzgjatja e defekteve është rritur në mënyrë jonormale në sajë të performacës jo të mirë të saj”, tha Bozdo, teksa i bëri thirrje CEZ Shpërndarje që të marrë masat për përballimin e defekteve që mund të shfaqen gjatë stinës së dimrit, si dhe ti përgjigjet në kohë të gjitha problemeve që do të shfaqen në ditët në vijim.(T.CH/LajmeShqip.com)