Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 17:11

Prishtinë- Zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, gjatë qëndrimit në Gjenevë takoi themeluesin dhe Drejtuesin Ekzekutiv të Forumit Crans Montana, Jean-Paul Carteron.

Ministia kosovare njoftoi sot se “në takim u diskutua për mundësinë e angazhimit më të theksuar të Kosovës në aktivitetet e Forumit Crans Montana”.

Zv/kryeministri Kuçi shprehu vullnetin e tij për të organizuar një sesion të Forumit Crans Montana në Prishtinë, i cili gjeti mbështetjen e themeluesit të Forumit, Jean Paul Carteron.
 

Me këtë rast, ata ranë dakord për organizimin e një sesioni të këtij forumi prestigjioz dhe me ndikim në rajone të shumta dhe të ndryshme të botës, ku në Kosovë do të ftohen mysafirë të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës.