Lajme Shqip Thursday, 16 February 2012 17:45

Tiranë- Nga dita e djeshme Greqia ka mbyllur linjën e interkoneksionit me Shqipërinë.

Një masë e tillë nga vendi fqinj ka ardhur për shkak të emergjencës energjetike, një masë që ndalon importin dhe eksportin e energjisë jashtë kufijve të vendit.

Për Shqipërinë kjo do të thotë se, po importohet vetëm nga dy linjat e tjera të interkoneksionit në veri, kryesisht me Serbinë dhe Malin e Zi.

Drejtoresha për blerjen e energjisë pranë kompanisë CEZ Shpërndarje, Xhulieta Kërtusha është shprehur që, edhe pse kjo gjendje ka sjellë vështirësi, kompania ka marrë të gjitha masat për furnizimin pa ndërprerje të konsumatorëve.

Zonja Kërtusha thotë gjithashtu se, CEZ Shpërndarje po importon në ditë 9.6 milionë kilovatorë për të plotësuar nevojat e vendit me një çmim mesatar prej 7 euro për kilovator. Kriza energjetike që po kalon rajoni, ka bërë që kompanitë private të tregtimit të energjisë, me çmime dy herë më të larta nga shitja që kryejnë ndaj kompanive furnizuese.

Deri në fund të muajit shkurt, kompania CEZ do të importojë një total prej 390 mijë megavatorë energji. Gjatë muajit janar, energjia është blerë me 62.4 euro për megavat, ndërsa në shkurt me 70 euro.

Edhe për muajin mars, në rast se thatësira dhe situata e vështirë energjetike do të vazhdojë, CEZ Shpërndarje ka marrë masat për të importuar të njëjtën sasi me atë të muajit shkurt, ose e thënë ndyshe, rreth 10 megavat në ditë.