Lajme Shqip Sunday, 17 July 2011 10:28

Tiranë – Rezervat e kripës së gurit në Shqipëri, që llogariten në sasi mjaft të mëdha, vlerësohen si një mundësi mjaft e mirë për zhvillimin e këtij biznesi, jo vetëm për plotësimin e kërkesave për tregun vendas, por edhe për eksport.

Sipas burimeve zyrtare, rezerva mjaft të mëdha kripe guri janë zbuluar me shpimet e naftës në zonën e Dumresë, ku është llogaritur një prognozë prej rreth 63 miliardë ton kripë guri, në Dhrovjan rreth 5,2 miliardë ton, në Kardhiq rreth 8,6 miliardë ton dhe në Kolonjë rreth 16 milionë ton kripë guri.

Perspektiva e hapur për shtimin e rezervave të kripës së gurit, bën që të shtohen përpjekjet për fillimin e shfrytëzimit dhe rritjen e prodhimit të kripës së gurit, e cila ka gjithashtu fushë të gjerë përdorimi në shumë degë të ekonomisë.