Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 18:27

Tiranë – Premtimet e para të vendosura në agjendën e punës së Bashkisë së Tiranës, të kryesuar nga Lulzim Basha, të sapokonstituar pas zgjedhjeve vendore, janë ulja e taksave lokale, banesa sociale për të pastrehët dhe përmirësimi i infrastrukturës.

Kryetari i Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti, tha sot se, një grup pune në Bashkinë e Tiranës ka nisur të hartojë një studim mbi uljen e taksave. Një tjetër vendim që pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak është dhënia e banesave sociale me qira dhe kredi të buta për të pastrehët.

Me riformatimin e Këshillit Bashkiak pritet t’u jepen zgjidhje një sërë çështjesh të mbetura pezull, si vazhdimi i punimeve për ndërtimin e “Unazës së Madhe”, apo miratimi i buxhetit të bashkisë për vitin 2012. (LajmeShqip.com)