Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 15:43

Instituti për Studime të Avancuara, Forumi për Iniciativa Qytetare , si dhe Instituti për Politika Zhvillimore , njëzëri kanë kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të energjisë elektrike nga KEK-u si dhe revitalizimin e bllokut A2 të TC Kosova A.

Sipas tyre, revitalizimi i termocentralit Kosova A, bie ndesh me Strategjinë e Kosovës për energji 2010-2018.

Sa i përket shtrenjtimit të energjisë elektrike, ata thonë se kjo vjen si rezultat i keqmenaxhimit të energjisë elektrike.