Lajme Shqip Wednesday, 05 December 2012 17:22

Prishtinë – Oda Ekonomike e Kosovës si inicuese e themelimit të Klubit, propozoi që bordi të ketë 5 anëtarë me të drejtë vote dhe një anëtar pa të drejtë vote nga Agjencia për Promovim të Investimeve.

Por, ndërkohë u pranua propozimi i Odës Ekonomike Gjermane të Kosovës, që në bord të jenë prezentë të gjitha Odat që operojnë në Kosovë, gjë që shtoi numrin e anëtarëve të bordit në shtatë plus një. Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu u shpreh se Klubi u formua për interesin e zhvillimit ekonomik të vendit:

“Indikatorët ekonomikë kohët e fundit janë shqetësuese për Kosovën, kemi ulje të investimeve të huaja direkte, kemi rrënje të eksporteve dhe të gjitha këto do të reflektohen në aspekt negativ drejt ardhmërisë së Kosovës dhe besoj se themelimi i KIH do të jetë mundësi ku do të adresohen problemet e investitorëve dhe këta do të jenë me siguri promotorë të përmirësimit të imazhit duke promovuar realitetin kosovar nga vendet prej nga ku vijnë.”

Gjatë takimit u theksua se investitorët e huaj po ballafaqohen me probleme të shumta, gjë që po e dëmton imazhin edhe ashtu jo të mirë të vendit.(LajmeShqip.com)