Lajme Shqip Wednesday, 10 August 2011 20:54

Prishtinë – Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, informoi në mbledhjen e sotme të Qeverisë mbi procesin e zbatimit të masave të reciprocitetit në shkëmbimet tregtare me Serbinë, duke konstatuar trende pozitive, të cilat po reflektohen sidomos në sektorin e prodhimit.

“Informatat rreth këtij procesi janë pozitive, po shënohet rritje e konsumit të mallrave vendore, që do të gjenerojë edhe rritje te kapaciteteve prodhuese dhe vendeve të reja të punës”, theksoi ajo.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Besim Beqaj, gjatë vizitës sot në komunën e Gjilanit ka deklaruar se “procesi i zëvendësimit të mallrave me origjinë serbe me mallra tjera po zhvillohet pa ndonjë problem, ndërsa vendimi i Qeverisë për reciprocitet me Serbinë është duke u zbatuar në mënyrë strikte”.