Lajme Shqip Wednesday, 30 November 2011 19:05

Besueshmëria e qytetarëve në produkte vendore është në nivel të ulët, thuhet në një hulumtim të bërë nga Universiteti për Biznes e Teknologji. Për shtimin e besueshmërisë, nevojitet krijimi i një Trupi të besueshëm që e vlerëson kualitetin.

Shumica e qytetarëve të Kosovës, bazuar në një hulumtim të UBT –së, nuk kanë besim tek produktet vendore, thotë rektori i këtij Universiteti Edmond Hajrizi: “Në bazë të rezultateve të hulumtimit shihet se besueshmëria e qytetarëve është e ulët për produktet kosovare. Mendohet se nuk ka siguri të mjaftueshme, nuk ka kontroll të mjaftueshme të atyre produkteve dhe nuk ka traditë të gjatë.”

Për të ndihmuar shtimin e besueshmërisë, rektori Hajrizi ka prezantuar dy iniciativa.

Iniciativen për Quality Kosova, një trup vlerësues për cilësi, si dhe iniciativën për zhvillimin e Kurrikulës, për mbrojtjen e konsumatorit. Anëtarja e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Lumnije Ajdini, prêt që Kurrikula në Institucionet Arsimore të fillojë nga viti I ardhshëm.

Njëherit, u njoftua se Këshilli ka hartuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve 2010-2014.