Lajme Shqip Tuesday, 31 January 2012 16:07

Për të zbutur sadopak papunësinë e madhe në Kosovë, është angazhuar edhe USAID-i përmes stimulimit të ndërmarrësve të rinj me ndarje të granteve për idetë e tyre. Në një ceremoni rasti, drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket potencoi papunësinë e madhe dhe nevojën për të ndryshuar gjendjen.

“25 mijë të rinj hyjnë në tregun e punës çdo vit në Kosovë, ndërkaq që vetëm 3000 vende pune krijohen. Kjo nënkupton se 8 njerëz konkurrojnë për një vend pune. Për këtë qëllim USAID-I ka prioritet iniciativat për punësimin e të rinjve”-thotë Shauket

 Krijimi i vendeve të reja të punës, për të papunët që për çdo vit i shtohen tregut, është i vështirë, pranon ministrja e Tregtisë e Industrisë Mimoza Kusari Lila.

Në këtë drejtim, Kusari Lila uroi 18 përfitues të granteve, të cilët sipas saj kanë krijuar punë për vetveten e tyre. Ndërkohë, janë mbi 200 ndërmarrës të tjerë që janë në pritje të përfitimit të Granteve nga USAID-i.