Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 11:50

Prishtinë – Ministri Besim Beqaj ka thënë se prioritet i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, do të jetë zhvillimi i bizneseve në nivel lokal dhe jo vetëm në nivel qendror.

Këtë zotim të tij, ministri Beqaj e ka dhënë pas një takimi që ka zhvilluar me menaxhmentin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Ministri, Besim Beqaj ka theksuar se plani për zhvillim Ekonomik do të diskutohet edhe me pjesë të tjera të shoqërisë civile dhe grupet e partive politike parlamentare.

Sa i përket marrëveshjes midis Kosovës dhe Shqipërisë, për heqjen e tatimeve, Beqaj ka thënë se kjo i përket Ministrisë së Finanacave.

Kurse, Christofer Hall, shef ekzekutiv në Universitetin Amerikan në Kosovë, ka theksuar se me ministrin Beqaj kanë diskutuar për mundësitë me të mira rreth zhvillimit të bizneseve në nivel lokal.

“Ne besojmë dhe i përkrahim dhe jemi të bindur se prioriteti i vetëm dhe i parë për Qeverinë e Kosovës është zhvillimi ekonomikë. Siç biseduam edhe sot gjatë takimit, rreziku potencial i vetëm mund të jetë që qeveritë e nivelit lokal mund të shtynë zhvillimin e bizneseve”, ka thënë Hall.

Për më tepër, Hall ka vlerësuar se Kosova ka një sistem të mirë të taksave, por sipas tij, kjo mbetet problem në nivele lokale.