Lajme Shqip Tuesday, 14 February 2012 19:11

Prishtinë- Ministri i Financave Bedri Hamza  në një letër dërguar zëvëndës kryeministrave dhe kryetarëve të Komunave ka kërkuar që të koordinojnë kërkesat për të kërkuar fonde qeveritare për tejkalim të situatës së krijuar nga reshjet e bores.

“Duke pasur parasyshë nevojat emergjente për tejkalimin e situatës së krijuar kërkohet nga institucionet qendrore dhe lokale që në një afat sa më të shkurtër të njoftojnë Ministrinë e Financave  për ndryshimet apo pershtatjet e buxhetit të institucioneve  të aprovuar për vitin 2012”, thuhet në një kumtesë shtypi të Ministrisë së Financave të Qeverisë së Kosovës.

Përmes ndryshimeve në buxhet sipas kësaj kumtese i mundësohet institucioneve që të ju përgjigjen  kërkesave individuale dhe publike përmes ofrimit të ndihmave në ushqime, barna, mirëmbajte të rrugëve, ndërtime apo meremetime të shtëpive dhe kërkesave tjera të paraqitura sipas nevojave.

“Ministri Hamza  se bashku me stafine tije shprehin gadishmerine për të ju dalur ne ndihmë institucioneve dhe popullates për tejkalimin e situatës së  krijuar”, thuhet në këtë kumtesë.