Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 12:37

Prishtinë – Kosova dhe Maqedonia kanë nënshkruar të mërkurën marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe mbrojtjen nga evazioni fiskal.

Ajo është zyrtarizuar sot në Prishtinë, nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski, dhe nga ministri kosovar i Financave, Bedri Hamza.

Nënshkrimi i Marrëveshjes, mundëson qytetarët e dy shteteve të mos paguajnë dy herë tatim të të ardhurave dhe tatim të të ardhurave të realizuara kapitale.

Ministri kosovar Bedri Hamaza e ka cilësuar këtë akt si shumë të rëndësishëm, duke shtuar se kjo “nuk do të ketë implikime negative mbi buxhetin, por përkundrazi për shkak të investimeve dhe këmbimit të zmadhuar do të rriten edhe të ardhurat në buxhet”.

“Në të ardhmen firmat nga Maqedonia dhe Kosova nuk do të tatimohen dyfish. Ky është përfitim i madh për bizneset dhe për zmadhimin e këmbimit tregtar midis Maqedonisë dhe Kosovës”, ka thënë zv/kryeministri Stavreski pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ai ka shtuar se kjo ka qenë kërkesë shumëvjeçare e biznesmenëve të dy vendeve dhe se duhet të kontribuojë në tre vitet e ardhshme tri herë të zmadhohet këmbimi tregtar dhe të arrijë një miliardë euro.

Sipas të dy ministrave, marrëveshja duhet t’i zmadhojë investimet, ta zmadhojë këmbimin tregtar, t’i avancojë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe ta përmirësojë biznes klimën.

Nënshkrimi i marrëveshjes është vazhdim i nënshkrimit të më shumë marrëveshjeve midis dy vendeve.

Para dy muajve është nënshkruar Marrëveshja për bashkëpunim doganor, ndërsa së shpejti planifikohet të nënshkruhet edhe marrëveshje për mbrojtjen e investimeve.