Lajme Shqip Monday, 29 October 2012 17:10

Prishtinë – Ministria e Financave te Kosoves-të gjitha kriteret e marrëveshjes “Stand Bye” ndërmjet qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar janë përmbushur.

 

FMN-ja bën rishikimin e dytë të marrëveshjes Stand Bye të arritur me qeverinë e Kosovës. Ministri i financave Bedri Hamza, tha se të gjitha kriteret e marrëveshjes, qoftë kuantitative apo të performancës, janë përmbushur dhe priten mjete shtesë për buxhetin e Kosovës. Në takim me misionin e FMN-së është diskutuar edhe për ekzekutimin e buxhetit të këtij viti, buxhetin e vitit të ardhshëm, si dhe rregullën fiskale. Ministri Hamza tha se buxheti i këtij viti pritet të ekzekutohet në masën 95 për qind, ndërkaq buxheti i vitit 2013 është në harmoni të plotë me FMN-në.

 

Përfaqësuesi i FMN-së, Johannes Wiegand, tha se gjatë vizitës në Kosovë janë fokusuar në cështje të rëndësishme për vendin. Dy cështjet kryesore të vizitës sonë janë buxheti i vitit 2013 dhe futja në përdorim e rregullës fiskale prej vitit 2014. Qëllimi i kësaj rregulle është që t’i adaptojë politikat fiskale në të ardhmen, që të kemi infrastrukturë ligjore në mënyrë që qeveria aktuale dhe të tjerat, të udhëheqin deficite në linjë me qëndrueshmërinë fiskale, edhe në të ardhmen kur mund të ballafaqohen me kriza të mundshme fiskale në Kosovë”.

 

Me qëllim të ruajtjes së qëndrueshmërisë makrofiskale, qeveria është pajtuar që të hartojë një rregull fiskale, që pritet ta miratojë vitin e ardhshëm, tha Hamza. Ai sqaroi se buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë 1 miliardë e 586 milionë euro, dhe në kuadër të këtij buxheti është paraparë edhe projekti i autostradës Prishtinë Shkup, për të cilin janë paraparë 30 milionë euro. (LajmeShqip.com)