Lajme Shqip Wednesday, 22 February 2012 10:00

Prishtinë-Në Kosovë po qëndron një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar për të bërë vlerësimin përfundimtar të marrëveshjes për monitorim nga stafi, të arritur me Qeverinë e Kosovës, në qershor të vitit të kaluar.

Zyrtarë të ministrisë së financave shpresojnë se këto bisedime do ti hapin rrugë Kosovës, për arritjen e programit të ri, “Stand By” më këtë mision. 

Marrëveshja 18 mujore e quajtur “Stand By Arrangement” (SBA), e arritur në mes ekzekutivit të Kosovës dhe FMN-së, e cila ishte miratuar nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së në korrik të vitit 2010, ishte ndërprerë më 2011.

Rikthimi në programin Stand By do të ndihmojë krijimin e një mekanizmi përcjellës të menaxhimit fiskal, i cili do të rishikojë ndihmën financiare nga ana e FMN-së gjatë këtij viti dhe do të lehtësojë vazhdimin e donacioneve

Nëse vlerësimi i delegacionit të FMN-se është pozitiv, atëherë do Qeverisë së Kosovë t’i mundësohet vjelja e ndihmës prej  prej 92 milionë eurosh të cilë ekzekutivi ka planifikuar dhe ka projektuar në buxhetin e këtij viti. Delegacioni i Fondit Monetar Ndërkombëtare, do të qëndrojë në Kosovë deri më 5 mars. (LajmeShqip.com)