Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 14:03

Prishtinë – Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj po qendron për një vizitë disaditëshe në Kroaci. Ai do të takohet edhe me presidenti kroat, Ivo Josipoviq.

Me ministrin e Ekonomisë, Punës dhe Ndërmarrësisë, Gjuro Popijaq, ministri Beqaj do të nënshkruajë Memorandumin e Mirëkuptimi për bashkëpunim ekonomik në mes të dy vendeve.

Në Memorandum parashihet fuqizimi i  marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, me prioritet te veçantë nxitja e rritjes sëe qëndrueshme ekonomike në te dyja vendet përmes bashkëpunimit ne sektorin e energjisë, thëngjillit, gazit natyral, burimeve të energjisë së ripërtrishme, efiçiencën e energjisë dhe asistencës reciproke në implementimin e projekteve dhe iniciativave në harmoni të plotë me politikat dhe strategjitë e te dyja shteteve ne fushën e qeverisjes se ndërmarrjeve publike.