Lajme Shqip Friday, 12 August 2011 17:43

Tiranë – Ushqimet dhe materialet e ndërtimit janë produktet për të cilat tregu kosovar ka më shumë nevojë pas vendosjes së masave të reciprocitetit me Serbinë.

Berat Rukiqi, sekretar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se pikërisht për këto grupmallra ekziston një interes i veçantë për t’u importuar nga Shqipëria. Rukiqi thotë se tregtia mes Shqipërisë dhe Kosovës është penguar nga faktorët histroikë dhe nga infrastuktura. Por, aktualisht, të dy këto problem janë në rrugën e zgjidhjes.

Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e marrëveshjes CEFTA dhe nuk kanë barriera tarifore për këmbimet tregtare.

Por, përfaqësues të bizneseve të të vendeve janë ankuar shpesh për barrierat jotarifore. Një shembull janë çmimet e referencës, që, sipas bizneseve rrisin kostot dhe ulin konkurrueshmërinë e produkteve në tregjet respektive. (LajmeShqip.com)