Lajme Shqip Tuesday, 22 March 2011 18:50

Shkup – Delegacioni i administratës kosovare për tatim, i kryesuar nga drejtori Bexhet Haliti, po qëndron për vizitë pune në Drejtorinë e të ardhurave publike të Republikës së Maqedonisë.

Temë kryesore dhe interes i takimit dypalësh, siç kumtoi DAP, është vendosja e komunikimit dhe hapave të ardhshëm të dy administratave lidhur me paralajmërimet për kontraktimin e Marrëveshjes ndërkombëtare për shmangien e tatimit të dyfishtë apo largimin e tatimit midis Maqedonisë dhe Kosovës.

IT teknologjia e re e implementuar, kriteret për analiza në rrezik dhe vegla për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese, shërbimet dhe centralizimi i komunikimit me obliguesit e tatimit përmes Qendrës për Kontakt, procesi i përpunimit të të dhënave dhe paraqitjeve përmes Qendrës së veçantë të DAP-it, si dhe risitë e implementuara me Projektin për modernizim janë vetëm një pjesë e përvojave pozitive të cilat do t’ju barten kolegëve kosovarë.