Lajme Shqip Tuesday, 20 March 2012 19:41

Shtetit shqiptar gjatë viti 2011 i është shkaktuar një dëm financiar prej rreth 7 miliardë lekësh, kryesisht në fushën e karburanteve dhe energjisë.

Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Kryetari i Kontrollit të lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, bëri të ditur se nga paratë e e dëmit financiar janë arkëtuar rreth 9%, që sipas tij, është një shumë tepër e vogël.

Kreu i KLSH-së evidentoi se numri i kallëzimeve penale të bëra gjatë 2011 është shumë i vogël, ndërsa theksoi se u regjistrua një bashkëpunim i zbehtë i prokurorisë me Kontrollin e Lartë të Shtetit, në lidhje me rastet e ndjekura.

Leskaj kërkoi gjithashtu investime në zhvillimin e teknologjisë si dhe shtimin e numrit të kontrollorëve për të përmirësuar punën e këtij institucioni.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetiti kërkoi nga deputetët që të auditojnë edhe vetë veprimtarinë e këtij institucioni.