Tiranë – Qeveria shqiptare do të kontraktojë një kompani private për të kontrolluar dhe shenjuar karburantin që hyn në treg.
Kryeministri Berisha, tha në mbledhjen e sotme të qeverisë se kjo masë po ndërmerret për të luftuar kontrabandën dhe abuzimet me cilësinë e naftës.
“Kjo është një masë shumë e rnëdësishme. Së pari, kjo do të ketë ndikim pozitiv në shëndetin e njerëzve, sepse do të vështirësojë tregtimin e karburanteve jashtë standardeve të aprovuara. Por, jo më pak i rëndësishëm është ndikimi që do të ketë ky vendim në frenimin e çdo lloj kontrabande,” tha Berisha.
Kryeministri kërkoi gjithashtu nga institucionet e tjera të lidhura me mbrojtjen e konsumatorit që të forcojnë dhe konsolidojnë praktikat e tyre. (LajmeShqip.com)