Lajme Shqip Monday, 08 August 2011 18:06

Tiranë – Rreth 27 mijë qytetarë shqiptarë, kryesisht emigrant plotësojnë vitet e mbetura bosh duke paguar siguracione vullnetare. Kontributi vullnetar, është rreth 3.800 lekë në muaj.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka dhënë urdhër se panvarësisht nga pushimet e verës, në Drejtoritë Rajonale sporteli i kontributeve vullnetare të mos mbyllet.

Kush ka 14 vite pune në Shqipëri nuk përfiton nga skema e pensioneve, por nëse ka 15 vite e 6 muaj, ai merr pension të pjesshëm. Kështu që gjithëkujt i intereson të paguajë për periudhat bosh, në mënyrë që të përfitojë një pension sa më të lartë. Emigrantët derdhin siguracione për periudha të gjata, 3 mujore, 6 muaj dhe 1 vjeçare. Sipas muajve që sigurohen atyre ju bëhen dhe ulje nga 1.5 për qind në 6 për qind. (LajmeShqip.com)