Lajme Shqip Saturday, 30 July 2011 07:57

Londër – Kompania amerikane “Apple” tani ka më shumë para të gatshme, sesa Qeveria e SHBA-së, lajmërojnë mediat britanike, duke iu referuar të dhënave nga Ministria e Financave në Uashington.

Sipas të dhënave më të reja qeveritare, shteti amerikan ka në dispozicion 73.7 miliardë dollarë që mund t’i shfrytëzojë për shpenzime, përderisa treguesit e fundit financiarë të “Apple”-it zbulojnë se kompania ka rezerva të gatshme prej 76.4 miliardë dollarëve.

Në kongresin amerikan tani më disa javë po bëhet debat i ashpër politik rreth ligjit për rritjen e nivelit të huamarrjes së lejuar të brendshme të vendit. Nëse nuk arrihet marrëveshje për rritjen e limit të tanishme e cila arrin  14 milionë dollarë, Administrata në Uashington po përballet me mundësinë që SHBA-ja ta humb rejtingun e lartë të tanishëm AAA.

SHBA-ja çdo muaj shpenzon nga 200 miliardë dollarë  më shumë, sesa që kanë të ardhura, nga tatimet dhe burimet e tjera për financim të arkës shtetërore.