Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 10:52

Prishtinë – Komisioni Evropian (KE) ka pranuar vlerësimin e Qeverisë së Kosovës se vendi ka pasur rritje të bruto prodhimit nacional prej 4% në vitin e kaluar, por ka tërhequr vërejtjen për pasojat e buxhetit të paraparë për rritje të pagave për të punësuarit në strukturën e pushtetit prej 30 50%.

Kjo, thuhet në analizën ekonomike të KE-së, është në “kundërshtim me obligimet e marra në programin e masave të miratuara me Fondin Monetar Ndërkombëtar”, gjë që do të çojë në përkeqësimin e konkurrencës së çmimeve dhe debalancit të madh në këmbimin e mallrave me jashtë, sikurse dhe rënie të hapjes së vendeve të reja të punës.

Komisioni Evropian (KE) në Bruksel thekson se opozita ka kumtuar se do t’i ankohet Gjykatës Kushtetuese për shkak të mënyrës se si qeveria e Kosovës dëshiron për të privatizuar PTK.