Lajme Shqip Tuesday, 13 March 2012 20:30

Bruksel- Greqia duhet t’i ulë shpenzimet me edhe 5,5 për qind nga BPV-ja në vitin 2013 dhe 2014, për t’i arritur qëllimet e dakorduara për konsolidimin buxhetor, të lidhura me planin e dytë ndërkombëtar për shpëtim të Athinës, theksohet në raportin e Komisionit Evropian.

Raporti për angazhimet e marra, i përgatitur nga KE-ja, e vlerëson përparimin e reformave greke, i nevojshëm për ndarje të mjeteve të reja për Athinën dhe rekomandon që kësti i parë të ndahet sa më shpejtë.

Raporti thekson se pakoja e masave për kursime për 1,5 për qind nga BPV-ja i miratuar nga Greqia në fillim të viti 2012, do t’i jep mundësi Athinës që ta arrijë qëllimin për uljen e deficitin e parë buxhetor deri në një për qind këtë vit.

“Parashikimet e tanishme, mes tjerash, janë për deficit të madh buxhetor në vitin 2013 dhe 2014”, njofton Komisioni, duke shtuar se mungesa e mjeteve për dy vitet bazohet në 5,5 për qind nga BPV-ja.

Greqia po përgatitet për zgjedhjet parlamentare në muajin prill dhe tani më po i ndjen pasojat e rënda nga masat për kursim, të cilat sollën deri në papunësi të madhe. Sipas raportit, qeveria ka rishqyrtuar programe, të financuara me mjetet shtetërore, është orientuar ndaj kursimit të transfereve sociale dhe ristrukturimit të administratës qendrore dhe lokale. (LajmeShqip.com)