Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 16:49

Berlin – Prodhuesit kryesorë evropianë të automobilave, siç janë “Folksvagen” (VW) dhe “Pezho-Sitroen” (PSA) do të mund të ballafaqohen me ndërprerje të prodhimit gjatë javëve të ardhshme, pasi është ndalur furnizimi me pjesë të automobilave nga Japonia.

“, sepse shumë prodhues japonezë të pjesëve ende nuk kanë arritur t’i aftësojnë fabrikat pas tërmetit katastrofik.

Për shkak të mungesës së pjesëve, prodhimi i kompanive të bashkuara PSA do të mund të ulet deri në 60 për qind për shkak të mungesës së pjesëve për motorët dizel nga “Hitaçi”.

“Opel”, i cili gjendet në pronësi të kompanisë amerikane “Xheneral motors” (GM), është prodhuesi i parë gjerman i automobilave, që ka hequr një turn, pasi pjesët e domosdoshme elektronike nuk kanë arritur nga Japonia.

Mungesa e pjesëve dhe ndërprerja e prodhimit për shkak të tërmetit dhe cunamit në Japoni, i ka detyruar prodhuesit globalë të shqyrtojnë se si ta jetësojnë sinxhirin e furnizimit. Shumë kompani, siç janë GM amerikan, “Ford”, “Tojota” dhe “Honda” tashmë kanë mbyllur shumë fabrika ose e kanë ndërprerë prodhimin për shkak të mungesës së pjesëve nga Japonia.

“Tojota” të martën i ka informuar dilerët në Amerikën Veriore që t’i zvogëlojnë porositë për më shumë se 200 pjesë rezerve, siç janë sistemi drejtues, amortizerët dhe pjesë për jastëqe ajrore, pasi nuk mund të sigurojë furnizim adekuat.

“Honda” paralajmëroi se prej sot përkohësisht do ta ndërpresë prodhimin në repartet amerikane dhe kanadeze, por nuk kumtoi hollësira.

Rreth 70 për qind nga automobilat dhe kamionat të tipit “Tojota”, të cilat shiten në SHBA përpunohen në Amerikën Veriore, por nga Japonia importohet çdo e katërta pjesë.