Lajme Shqip Tuesday, 11 August 2015 12:23

Nisma “Thurje” raporton për një rast flagrant që vë në dukje se taksat që aplikohen nga qeveria shqiptare për karburantet godasin fuqinë blerësve të konsumatorëve.

Në rastin e ilustruar “Thurrje” përcjell rastin në fjalë: Zenel X sapo mbushi serbatorin e tij të makines me naftë në Maqedonime 118 Lekë/Litër. Për ta mbushur serbatorin plot aishpenzoi gjithsej 3750 Denarë, ose 8300 Lekë të reja.

Ndërkohë në Shqipëri, Klidi Y me 187 Lekë/Litër, shpenzoi 5.000 Lekë të reja por nuk mbushi dot as 1/3-ën e serbatorit. Ai mundi të marrë vetëm 26 litra.

“Po vazhdoi Qeveria me këto taksa të larta nafte, do të fillojnë serbatorët të zenë merimanga në pjesën e sipërme”, shkruajnë nga “Thurrje”.