Lajme Shqip Monday, 30 April 2012 16:50

Tiranë – Gjermania dhe Turqia renditen pas Italisë dhe Greqisë, që tradicionalisht zënë vendin kryesor të prodhimeve dhe mallrave të importuara në Shqipëri.

Sipas INSTAT, tendenca po vjen në rritje ku bizneset shqiptare u drejtohen dy shteteve të tjera, si Gjermania dhe Turqia për produket e importuara, ç’ka reflektohet në muajin mars. Pjesën kryesore të mallrave e zunë importet për materiale ndërtimi dhe metale, që u rritën me 49.2%, prodhime druri dhe letre me 46.1%, makineri, pajisje dhe pjesë kembimi me 19.9% etj.

Në mars nga të dhënat e INSTAT-it, nga Italia u importuan mallra në vlerën 34.5 milionë lekë, nga Greqia 13.9 milionë, nga Gjermania 7.2 milionë lekë dhe nga Turqia, 6.7 milionë lekë (LajmeShqip.com)