Lajme Shqip Tuesday, 26 April 2011 11:46

Uashington – Telefoni celular “I Phone 4” i prodhuesit amerikan “Apple” prej nesër zyrtarisht do të jetë në dispozicion për shitje në ngjyrë të bardhë, konfirmuan operatorët botëror dhe menaxherët e dyqaneve “Apple store”.

“Apple store” dhe operatorët tashmë kanë marrë rezerva të kufizuara të “I Phone 4”, por nuk mund të fillojnë me shitjen e tyre para 27 prillit.

“I Phone 4” i bardhë nga modeli i zi i zakonshëm dallon vetëm për nga ngjyra dhe çmimi, i cili do të jetë më i lartë.