Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 16:01

Tiranë – Vendimi më i fundit i Qeverisë ishte heqja e taksës së importit prej 10% për industrinë e konfeksioneve, që janë rreth 1 miliard lekë më pak në buxhetin e shtetit.

Përfaqësues të këtij sektori shprehen se, vendimi do të fuqizojë më tej këtë sektor, duke krijuar baza për rezervimin e lëndës së parë. Sajmir Bidaj, biznesmen, thotë se heqja e kësaj takse do të ulë ndjeshëm kostot e bizneseve që operojnë në tregun e brendshëm. Vendimi për heqjen e taksës doganore hyn në fuqi në shtator.

Nëse ky vendim përfshin dhe taksën për industrinë e këpucëve, atëherë do të jenë më shumë se 1,5 miliardë lekë që qeveria do të “sakrifikojë” në mbështetje të sektorit privat. (LajmeShqip.com)