Lajme Shqip Thursday, 03 September 2015 12:18

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Trepça është një pasuri e një rëndësie të përjetshme për Kosovën.

Ai gjatë një vizite në Kombinatin Trepça, tha se Kosova në asnjë situatë nuk guxon ta humbas pronësinë mbi Trepçën, por se duhet të gjendet një partner publiko-privat, që do ta aktivizonte këtë gjigant të fjetur të ekonomisë kosovare.

“Administrimi i mëtutjeshëm i Trepçës nga AKP-ja, nuk është zhvillim, as i Trepçës e as i ekonomisë së Kosovës përmes saj, por administrim të gjendjes së saj ekzistuese, që është koncept i gabuar e i papranueshëm. Riaktivizimi i Trepçës në gjithë kapacitetin e saj, nënkupton zhvillim për tërë vendin, prandaj institucionet e Kosovës duhet të merren urgjentisht me këtë çështje. Situata siç është tani është e papranueshme”, ka thënë Haradinaj. /kp/