Lajme Shqip Friday, 03 February 2012 18:28

Prishtinë-Ministri Bedri Hamza theksoi se Kosova mund ti ketë disa vështirësi në të ardhmen, por kjo nuk do të thotë se vendi është apo do të jetë pranë krizës.

“Kosova nuk është në krizë, nuk është afër krizës, ka përparime, ka trend pozitiv, por sigurisht se ka segmente ku ne duhet të koncentrohemi dhe të punojmë shumë më shumë për ndërrimin e gjendjes aktuale në të cilën ndodhemi.”

Me këtë konstatim, nuk pajtohet kryetari I Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu, sipas të cilit Kosova është e ndikuar nga kriza botërore.

“Është më se e vërtetë, evidente dhe të gjithë e dimë se Kosova ka hyrë në krizë. Dhe në këtë drejtim është e tepërt të debatohet se Kosova nuk ka krizë dhe nuk është e prekur nga kriza.”

Nga ana tjetër, drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike Stras, Ibrahim Rexhepi, rekomandoi që investimet e jashtme të orientohen drejt vendeve me rritje të madhe ekonomike, të cilën nuk e posedojnë vendet e OECD-së. (LajmeShqip.com)