Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 12:45

Tiranë – Ministria e Financave do të ketë  gati në fillim të muajit Qershor draftin e Buxhetit të Shtetit të rishikuar. Zëvëndësministri i Financave, Nezir Haldeda, tha se specialistët e këtij dikasteri po punojnë për rishikimin e buxhetit të këtij viti, i cili do të përfshijë edhe rritjen e pagave dhe pensioneve, premtuar nga Qeveria. Rishikimi I buxhetit pritet të bëhet në muajin qershor.

Gjatë viteve të fundit Ministria e Financave ka emetuar bono thesari edhe në lek, por edhe në euro në tregun vendas. Ndërsa një vit më parë Shqipëria doli për herë të parë në tregun ndërkombëtar financiar, ku u emetua eurobondi  me një vlerë 300 milion euro. Lidhur me rritjen e vlerës së euros, Haldeda tha se kjo nuk përbën vështirësi serioze në përballimin e kostos së borxhit publik. Gjatë muajve të fundit është verejtur një rritje e ndjeshme e monedhës europiane të tregun valuator, ku euro është këmbyer mbi 142 lekë. Kjo, sipas Haldedës, është pasojë e rritjes së saj në tregjet ndërkombëtare, por edhe si efekt i situatës parazgjedhore.