Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 16:15

Tiranë – Me nisjen e sezonit të gripit, mjekët këshillojnë popullatën, sidomos grupet më në risk, që të marrë vaksinën antigrip, e cila tashmë gjendet në farmaci.

Epidemiologët rekomandojnë tani aplikimin e vaksinës antigrip, si periudha më e përshtatshme, sidomos moshat më të rrezikuara, si fëmijët deri në moshën 14-15 vjeç, moshat e rritura mbi 55 vjeç, të sëmurët kronikë me sëmundje pulmonare, kardiovaskulare, etj.

“Vaksina kundër gripit sezonal duhet të përdoret brenda muajit dhjetor si mënyra më e thjeshtë dhe me kosto-efektive për t’u mbrojtur prej gripit sezonal,” këshillojnë specialistët epidemiologë.

Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Rrjetit Europian te Survejancës së Gripit (EuroFLU), sezoni i virozës së gripit fillon në muajin Tetor dhe zgjat deri në Maj të vitit të ardhshëm.