Lajme Shqip Wednesday, 02 September 2015 15:09

Ministri Agani në takimim me drejtuesin e të kompanisë greke Konstantinos Soukos Ministri Agani në takimim me drejtuesin e të kompanisë greke Konstantinos Soukos

Drejtues të kompanisë greke “Soukos Robots”, e cila merret me riciklimin dhe menaxhimin e mbeturinave janë shprehur të gatshëm për të investuar në Kosovë.

Një gatishmëri të tillë e ka shprehur drejtori i kompanisë greke Konstantinos Soukos, gjatë një takimi që ka pasur me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor , Ferdi Aganin se bashku me zv. ministrin, Ferat Shala dhe zv.ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastratin, thuhet në një komunikatë të ministrisë.

Soukos, në këtë takim ka njoftuar me kapacitet që ka kompania e tij, duke shprehur gatishmërinë për investim edhe në Kosovë.

“Posedojnë teknologji me standarde shumë të larta për reciklimin e të gjitha llojeve të mbeturinave dhe se janë të gatshëm menjëherë të investojnë në këtë fushë edhe në Kosovë”,është shprehur ai transmeton lajmi.net.

Kurse ministri Agani e njoftoi delegacionin e kompansië “Soukos Robots”, me legjislacionin e miratuar që rregullon fushën e mbeturinave, duke thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të krijojë infrastrukturë të përshtatshme ligjore, që do të mundësonte klimë të përshtatshme për investitorët e huaj që kanë shprehur interesimin të investojnë në vendin tonë.

 “Investimet në fushën e reciklimin dhe menaxhimit të mbeturinave janë të mirëseardhura, ndërsa mbetet vetëm çështja e koordinimit me komunat përkatëse për gjetjen e një modaliteti që do të mundësonte realizimin e këtij investimi dhe për këtë i ofrojë bashkëpunim të sinqertë dhe të pakursyer kompanisë greke” ka thënë Agani.

Përveç zgjidhjes së problemit të mbeturinave, të dy palët u pajtuan se ky investim do të kishte edhe ndikim ekonomik, ngase do të krijonte qindra vende të reja pune.