Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 13:58

Prishtinë – Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës ka ndarë jo më pak se 15 milionë euro për Qeverinë e Republikës së Kosovës, nga fitimi i akumuluar në gjysmën e parë të vitit 2011.

Rritja prej 7 përqind e të hyrave operative ne vitin 2011  ne krahasim me vitin 2010 , vjen si rrjedhojë e afarizmit të suskesshëm të PTK-së në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, tha Kryeshefi Ekzekutiv i PTK, Shyqyri Haxha.

“Të hyrat financiare gjatë gjashtëmujorit të vitit 2011 janë për 7 përqind më të larta, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2010. Përkthyer në shifra, në fund të qershorit 2011 ato kanë qenë 75.122.000 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur kanë qenë 70.208.000” ka deklaruar Haxha.

Sipas tij, bazuar në matjet e bëra nga Monaco Telecomi, trafiku në ardhje i Vala-s ka shënuar një rritje shumë të madhe krahasuar me tri vitet e fundit. Kjo, sipas Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, është meritë e pakontestueshme në eleminin e dukruise SIM to SIM.

“Matjet e PTK-së tregojnë rezultatin e eliminimit te dukurisë  SIM2SIM. Ne kemi bërë çmos për luftimin e kësaj dukurie negative në bashkëpunim me organet tona të rendit, prokurorinë, hetuesinë, holicinë, të cilët kanë bërë një punë shumë të madhe duke na ndihmuar që së bashku ta luftojmë këtë dukuri. Kështu që rezultatet nga luftimi i dukurisë SIM2SIM janë milionëshe në favor të PTK-së dhe vet buxhetit të Kosovës” është shprehur Kryeshefi i PTK-së.