Lajme Shqip Tuesday, 05 April 2011 08:18

Shkup – Në tre muajt e parë të këtij viti, disa kompani gjermane kanë kërkuar partnerë tregtar në rajon. Prej tyre, dy po e skenojnë Maqedoninë si treg potencial për investime, kumtoi Lidhja e odave gjermane për industri dhe tregti – përfaqësia në Shkup.

Eksporti gjerman drejt Evropës Lindore vitin e kaluar arriti nivele rekorde dhe tashmë shënon rritje për pothuajse një të katërtën. Në vitin 2010 është eksportuar mall me vlerë të përgjithshme prej 146 miliardë eurove, që është rritje për 23 për qind apo 27 miliardë euro.

“Rajoni i Evropës Lindore mund të krahasohet me fuqitë internacionale ekonomike, SHBA-ja (65 miliardë euro), Kina (53 miliardë euro), Japonia (13 miliardë), Brazili (10,5 miliardë euro) dhe India (9,3 miliardë euro)”, mendon Lidhja.

Deri më tani Enti për statistikë i Republikës Federale të Gjermanisë, eksporti i ndërmarrjeve gjermane vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2009 të krizës, është rritur për gjithsejt 19,5 për qind dhe ka paraqitur 960 miliardë euro. Importi, ndërkaq, është shtuar për rreth 21 për qind dhe ka arritur 806 miliardë euro. Rritje më të madhe në vitin 2010 ka eksporti drejt Ukrainës (24,5 për qind), Rusisë (28 për qind), Sllovakisë (34 për qind) dhe Azerbejxhanit (70 për qind). Ulje tregoi eksporti gjerman drejt Kazakistanit, Serbisë dhe Kroacisë.

“Mbresëlënëse është se tregtia gjermane me vendet nga Evropa Lindore është pothuajse befasuese. Eksporti prej 146,6 miliardë eurove pothuajse barazohet me import nga rajoni, i cili paraqet 140,6 miliardë euro. Mallërat kryesore gjermane për eksport janë makinat dhe pajisjet tradicionale, automjetet motorizuese dhe komponentët e tyre, si dhe prodhime kimike”, vlerëson Lidhja e odav gjermane për industri dhe tregti.

Lidhja për vitin 2011 pret zhvillim të fuqishëm ekonomik në Evropën Lindore dhe rritje të mëtujeshme të eksportit.