Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 16:14

Prishtinë – Kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Gjakovës dhe me biznesmenë të tjerë nga ky regjion, vizituan Odën Ekonomike të Kosovës.

 

“Sfidat me të cilat ballafaqohet Gjakova janë të shumta, ardhmëria ngulfatet nga migrimi i madh i qytetarëve të Gjakovës në vendet tjera në Kosovë dhe jashtë vendit. Andaj ky takim është i veçantë”, tha Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK-ut.

Gjakova ka 5800 hektarë të pashfrytëzuara dhe për këtë Kryetari i Komunës së Gjakovës fajëson AKP-në.

Ndër të tjëra i pari i Gjakovës tha se “kam lobuar shumë, mirëpo deri më tani kam hasur në vesh të shurdhër nga kompetentët dhe e cilësoi shumë të suksesshëm takimin e sotëm dhe interesimin e Odës për të zgjidhur çështjen e kompanive dhe sidomos të shoqërive aksionare në Gjakovë.

Lekaj tha se e vlerëson lartë angazhimin e drejpërdrejtë të kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës.