Lajme Shqip Saturday, 30 April 2011 16:46

Tiranë – Projekti i gazsjellësit Transadriatik, i njohur ndryshe si TAP-i, pritet të nisë zbatimin në Shqipëri brenda 2 vjetëve të ardhshëm. Në forum “mbi zhvillimin e sistemit energjitik në Shqipëri” që zhvilloi punimet  në Tiranë, përfaqësues të këtij projekti, u shpreh se TAP në Shqipëri është në fazën e studimit dhe zbatimi i tij në vitin 2013, vlerësohet si një investim strategjik, që do të përfshijë mijëra punonjës.

Projekti i TAP, i cili ka rëndësi ndërkombëtare për vendet e Europës, pritet të përfundojë në vitit 2017 dhe furnizimet e para do të bëhen në vitin 2018. Ai do të kalojë mes ujërave të Italisë dhe Shqipërisë. Projekti në Shqipëri është në fazën e studimit intensiv, me qëllim gjetjen e një rruge optimale kalimi.

Menjëherë më pas, studimi do t’i dorëzohet autoriteteve lokale. Ndonëse gjurma në studim, ku pritet të kalojë projekti është zgjedhur që të mos prekë rezervat natyrore të vendit. Nga ky studim, parashikohet që TAP të hyjë në Korçë dhe të dalë diku në veri të Fierit. Tubacioni që kalon në Shqipëri do të jetë 180 km.