Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 09:06

Uashington – Anëtarët e Grupit 20 të shteteve të zhvilluara industriale dhe shtetet me zhvillim të përshpejtuar ekonomik (G-20) arritën marrëveshje rreth mënyrës të identifikimit të vendeve të cila duhet të bëjnë më shumë përpjekje për neutralizimin e dallimit të madh midis ekonomive botërore, deklaruan përfaqësues diplomatikë anonim në Uashington.

Marrëveshja ka të bëjë me drejtimet themelore, të cilat do të mundësojnë të konfirmohet se sa çdo vend nga G20 kontribuon për çekuilibrimin  ekonomik në botë.

Lista e vendeve të cilat më së shumti kontribuojnë për çekuilibrimin ekonomik do të publikohet deri në fund të takimit të G20 në Uashington.