Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 09:32

Paris – Anëtarët e njëzet vendeve më të zhvilluara në botë dhe me ekonomitë me rritje të shpejtë (G-2), nuk kanë qëndrim të njëjtë me rastin e planit për publikimin e listës së vendeve të cilat mund të paraqesin rrezik sistemor mbi stabilitetin global, deklaroi ministrja franceze e Financave, Kristina Lagard.

Në takimet në Uashington, të cilat përfunduan sot, ministrat e Financave të G-20-it duhet të dakordohen për sistem i cili do ta mbrojë ekonominë botërore nga rreziku të cilin e sjellin disbalancet ekonomike në vendet veç e veç, transmetuan mediat franceze.

Ata do të përpiqen të përcaktojnë kur niveli i borxhit, deficiti tregtar apo indikatorët e tjerë paraqesin rreziqe sistemore, krahas qëllimit për t’i emëruar dhe t’i turpërojnë vendet të cilat paraqesin probleme të mëdha për stabilitetin.

Tani më është e sigurt se SHBA-ja, Gjermania, Kina dhe Japonia do të jenë në këtë listë, deklaroi një burim i informuar mirë në Uashington.

Lagard, vendi i së cilës sivjet kryeson me G-20-in, para këtyre takimeve, megjithatë, deklaroi se “nuk është arritur marrëveshje për këto drejtime”.

“Anëtareve të G-20-it do t’ju mbetet ta zgjidhin këtë problem”, deklaroi ajo dhe shtoi se nëse do të miratohet lista do të kuptohet pasi të përfundojë takimi.

Takimi i G-20-it mbahet në margjinat e takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington.