Lajme Shqip Monday, 24 August 2015 12:47

E përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë të titulluar “vendi pa të ardhme” tek i cili ngre pyetjen “pse ikin shqiptarët”.

“Në Shqipëri nuk ka luftë, nuk ka uri, shqiptarët lëvizin nëpër qytete me mercedes, tek  tuk ndonjë të shtënë armësh ose rrugë më gropa, madje Shqipëria ngjan me jugun e Francës, ndërsa deti në Durrës më San Tropez”, nis përshkrimi në median prestigjioze për Shqipërinë.

Por gjatë kontakteve me njerëz të ndryshëm gazetari gjerman mëson shkaqet e vërteta, papunësinë dhe zemërimin me politikanët.

Pjesë e reportazhit bëhet dhe komuniteti rom në zonën e Shkozës i detyruar të mbijetojë duke shitur shishe plastike, ndërsa jetesa e tyre është përtej çdo standardi pa ujë, pa kanalizime dhe pa energji elektrike.