Lajme Shqip Thursday, 02 February 2012 14:05

Oda Ekonomike Frënge-Kosovare dhe Oda Ekonomike e Kosovës, nënshkruan memorandum bashkpunimi me të cilin pritet të avancohet bashkpunimi mes kompanive franceze dhe atyre të Kosovës.

Ambasadori Francës në Kosovës Jean-François Fitou duke folur si anëtar i bordit të Odës Ekonomike Frënge-Kosovare tha se memorandumi i bashkpunimit me Odën Ekonomike të Kosovës paraqet një mundësi reale dhe konkrete për bizenesin në Kosovë që ta zhvillojë vetëveten. Ai tha se do të anagzhohet që të bizenesi i Kosovës të operoj në mjedis më të mirë, të tërheqë  investitorët e huaj dhe të lidhet me komapnitë e huaja.

“Ne po punojmë me Odën Ekonomike të Kosovës dhe me Ministrinë e Tregtrisë dhe do të përpiqemi që ta zhvillojmë biznesin të kriojojm ambient më të mirë biznesor”- tha Fitou.

Kryetari Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërgjaliu tha në të ardhmen do të organizohen shumë aktivitete të përbashkëta mes dy odave. Ndërsa kryetari i Borditët të Odës Ekonomike Frënge-Kosovare, Arif Ethemi tha se përkundër pranisë së kompanive franceze në Kosovës do të punohet që në të ardhemn kjo prani të rritet edhe më shumë.