Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 13:54

Tiranë – Leku po forcohet ndaj euros si rezultat i të ardhurave nga emigracioni dhe turizmi, por edhe për shkak të rënies së volumit të importeve.

Klodiana Xhepa, drejtore e Këmbimit Valutor në Credins Bank, thotë se rënia e euros në ditët e fundit lidhet mbi të gjitha me faktorët sezonalë, por pjsërisht edhe si rrjedhojë e momentit të vështirë që po kalon euro në tregjet ndërkombëtare.

Zonja Xhepa parashikon se leku do të qëndrojë i fortë i fortë gjatë gjithë stinës së verës, ndërkohë që një ndryshim i kahut të kursit të këmbimit mund të pritet në shtator. Gjatë 30 ditëve të fundit, euro ka humbur dy pikë e gjysmë në kursin e këmbimit ndaj lekut.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro mesditën e të premtes kuotohej në vlerën e 139 lekëve. (LajmeShqip.com)