Lajme Shqip Thursday, 01 March 2012 13:57

Fondit Sloveno-Kosovarë i Pensioneve nuk do të operojë më si “Menaxher i Mjeteve të Pensioneve”.

Banka Qëndrore në Kosovë që rregullon tregun financiarë ka marrë vendim që këtij Fondi… që është në pronësi të “Prva Group” nga Ljubljana dhe korporatës Dukagjini të biznesmenit kosovarë Ekrem Lluka  ti’a revokojë licencën për këtë veprimtari. Vendimi është marrë më 12 janar të këtij viti.

“Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 12 janar 2012 mori vendim për revokimin e licencës së Fondit Slloveno Kosovar të Pensioneve për ushtrimin e veprimtarisë si “ Menaxher i Mjeteve të Pensioneve”, duke vazhduar veprimtarinë vetëm si “Fond Plotësues Individual Pensional”, thuhet në vendimin e rregullatorit të tregut financiar në Kosovë.

Fondi Sloveno Kosovarë i Pensioneve ishte krijuar më 4 shtator të vitit 2006 bazuar në rregulloren e UNMIK-ut mbi pensionet në Kosovë.

Dy vite më pas u licencua nga Banka Qëndrore e Kosovës. Themelues të saj sipas të dhënave të kësaj kompanie figurojnë të jenë Prva Group nga Ljubljana dhe Korporata Dukagjini nga Peja

“Kapitali themelues është 4 (katër) milion euro, shumë kjo e cila është kusht në bazë të rregullores së UNMIK-ut dhe rregullave të BQK -së (Banka Qendrore e Republikës së Kosovës) për t’u licencuar si fond  pensional suplementar dhe si menaxher i mjeteve të fondeve pensionale”, shënohet tek të dhënat e këtij Fondi..

President i Bordit të Fond’it është Alenka Znidarsic-Kranjc ndërsa anëtarë të bordit janë Ekrem Lluka e Damir Verdev. (LajmeShqip.com)