Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 07:59

Washington – Shefi i FMN-së, Dominik Stros Kan deklaroi se kriza botërore ekonomike ka treguar se është i domosdoshëm intervenimi më i madh shtetëror dhe më pak liberalizim.

Ai konfirmoi se ekonomia botërore do të rritet me rreth 4,5 për qind në këtë vit. Dominik Stros Kan mohoi se FMN-ja është për ristrukturim të borxhit të Greqisë.

“Shpigel” javën e kaluar bëri të ditur se përfaqësues të FMN-së kanlë humbur besim në refromat në Greqi dhe kërkojnë ristrukturim të borxhit të shtetit.

“E mbështesim Qeverinë greke në qëndrimin se është i domosdoshëm ristrukturimin i borxhit”, deklaroi ai.

Greqia dhe Irlanda fituan vitin e kaluar ndihmë financiare, ndërsa Portugalia është nën presion të vazhdueshëm që të kërkojë ndihmë.

“Në Evropë disa shtete janë në udhëkryq – kanë ndërmarrë hapa të vështirë, por duhet të bëjnë më shumë”, deklaroi ai.