Lajme Shqip Monday, 05 March 2012 11:52

Prishtinë-Përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë përfunduar inspektimin rreth qëndrueshmërisë fiskalë në Kosovë.

Udhëheqësit e delegacionit të FMN-së, do t’i prezantojnë të dhënat sot në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e financave Bedri Hamza dhe me guvernatorin e Bankës Qendrore, Gani Gërguri.

Pritet që pas vlerësimit që ka bërë delegacioni i FMN-së Kosovës t’i hapet rruga për programin e ri me FMN-në. Përmes këtij programi, që quhet “Stand Bye”, qeveria ka planifikuar që Kosova të përfitojë një shumë prej 92 milionë euro. (LajmeShqip.com)