Lajme Shqip Tuesday, 31 January 2012 20:12

Tiranë-Parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, për rritjen ekonomike të Shqipërise në 2012, bëhet edhe me pesimist.

Në dokumentin e fundit për parashikimin ekonomik, FMN-ja e korrigjon shifrën duke e zbritur rritjen ekonomike deri në 0.5 përqind.

Sipas FMN-së, kriza europiane po infekton edhe Shqipërinë, e cila sipas këtij institucioni, për vitin 2012 do të kete rritje ekonomike më të ulët rreth 1.1 përqind, kur parashikimi në shtator të vitit të kaluar ishte për një rritje prej 2.5 përqind.

Ndërsa për kete vit FMN kishte parashikuar në shtator rritje ekonomike 3.5 %. Por pas misionit të saj, një muaj më pas, FMN-ja zbriti rezultatin në 1.5 per qind ndërsa në raportin e fundit të rritja ekonomike zbret edhe më poshte në nivelin 0.5 përqind.

Ky parashikim kaq i padëshiruar për ekonominë shqiptare, në fakt ecën në të njëjtën linjë me pritshmëritë, që FMN ka edhe për ekonomitë e tjera të Europës juglindore, ku rritja mesatare parashikohet vetëm 0.7 për qind në vitin 2012.

Në raportin e saj të fundit, FMN-ja jep edhe arsyet. Gjatë vitit 2012, FMN thotë se kërkesa e brendshme pritet të jetë më e dobët dhe për shkak të rënies së dërgesave nga emigrantët, kreditimit më të matur nga bankat.